Emrat/ Hidhet shorti për 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
U hodh sot shorti me gogla për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, institucioni i parë që krijohet nga zbatimi i Reformës në Drejtësi. I pranishëm ishte Avokati i Popullit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe përfaqësues të disa institucioneve.
Katër institucionet Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dorëzuar 52 propozimet e tyre, mes të cilëve u përzgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Anëtarët e përzgjedhur
Nga Gjykata Kushtetuese
Besnik Imeraj
Vladimir Kristo
Altina Xhoxhaj (anëtar zëvendësues)
Nga Gjykata e Lartë
Mirela Fana
Artan Zeneli (anëtar zëvendësues)
Nga Prokuroria e Përgjithshme
Rovena Gashi
Gentian Trenova
Fatjona Memçaj
Nga KLD
Brikena Ukperaj Lubonja
Ervin Metalla
Gentian Media (anetar zevendesues)