Mbretëria e Bashkuar nuk mund të bëjë më marrëveshje tregtie me SHBA


Mbretëria e Bashkuar nuk mund të bëjë më marrëveshje tregtie me SHBA

11:30 27/01/2017

Kancelari Philip Hammonds ka pranuar se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA nuk mund të bëjnë marrëveshje tregtie derisa të përfundojnë detyrimet ndaj Bashkimit Evropian dhe kjo gjë i ka paraprirë bisedave midis Theresa May dhe Donald Trump.

Mbretëria e Bashkuar nuk mund të bëjë negociata me SHBA apo ndonjë vend tjetër në Evropë derisa të përfundojë detyrimet e saj si anëtare e BE-së.

Theresa May pritet të fillojë procesin e Brexit në mars dhe shkëputja nga kontinenti mund të dojë 2 ose më shumë vite.

Hammond postoi në Twitter këtë mëngjes nga Këshilli Evropian i çështjeve të jashtme financiare dhe ekonomike: “Në #ECOFIN me ministrat e financave të BE-së për të dhënë një mesazh të qartë: Mbretëria e Bashkuar do të jetë anëtare e BE-së derisa të largohemi dhe të mbyllim partneritetin në të ardhmen”.

Ai u tha gazetarëve: “Ne do të vazhdojmë t’u përmbahemi rregullave dhe ligjeve të Bashkimit Evropian për sa kohë që jemi anëtarë. Sigurisht që duam të forcojmë lidhjet tona tregtare me partnerët e mëdhenj të tregtisë nëpër botë, porjemi shumë të ndërgjegjshëm për detyrimet tona sipas marrëveshjes dhe do i ndjekim ato me përpikmëri.”

May u tha republikanëve të enjten se ishte “e kënaqur që administrata e re e ka bërë marrëveshjen e tregtisë mes tyre një prioritetet”.

Kryeministrja tha se “ishte e entuziazmuar” në lidhje me marrëveshjen e tregtisë së lirë mes SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar.

May mund të bisedojë për marrëveshje vetëm me partnerë të rinj në parim dhe nuk mund të bëjë përpjekje konkrete për të negociuar marrëveshje të tregtisë së lirë para se Britania të largohet nga BE./tvklan.al

 






Të ngjashme