Kombëtarja e futsallës fiton edhe me Maltën
Kombëtarja e futbollit të sallës e mbylli me pikë të plota grupin paraeliminator të Euro 2018. Shqipëria mundi edhe Maltën me rezultatin 3 – 2, duke bërë më të bukur kualifikimin e vendosur që një ndeshje më parë.
Më herët, skuadra e Erind Resulit fitoi me Bullgarinë vendase dhe Anglinë. Në raundin elitë, Kombëtaren e futbollit të sallës e pret Azerbajxhani, Hungaria dhe Bosnje Hercegovina. Këto ndeshje do të luhen në muajin Prill në Azerbajxhan.
Në finalet që do të luhen në Slloveni kualifikohet direkt fituesi i grupit, ndërsa vendet e dyta dhe treta më e mirë zhvillojnë fazën play off.
Tv Klan