Wenger pezullohet për 4 ndeshje


Wenger pezullohet për 4 ndeshje

17:59 28/01/2017

Reagimi ndaj gjyqtarit të katërt i kushtoi 4 ndeshje pezullim Arsene Wenger. Trajneri i Arsenalit nuk u përmbajt duke shtyrë zyrtarin e ndeshjes me Burnley duke marrë ndëshkimin nga Federata e Futbollit të Anglisë që nuk kurseu edhe një gjobë prej 25 mijë paundësh.

Madje, në komunikatën e saj federata shton se Wenger e ofendoi gjyqtarin e katërt. Trajneri i Topçinjve të Londrës ishte larguar nga stoli për sjelljen e tij. Arsene Wenger do të rikthehet në ndeshjen e FA Cup më 25 shkurt me Southampton ose më 4 mars në drejtim të ekipit në takimin e kampionatit në fushën e Liverpool.

E sigurt që trajneri francez do të mungojë në një takim të rëndësishëm si ai derbi me Chelsean më 4 shkurt në Premier League.

Tv Klan






Të ngjashme