“Corriere della Sera”: Guido Guidi u lirua pasi zbuloi emrat e trafikanteve të drogës
“E vërteta e menaxherit nga Milano. Kështu sillte drogën e trafikanteve.” Ky është titulli i “Corriere Della Sera” për pilotin italian Guido Guidi i cili dy ditë më parë u largua nga Tirana. Prej shtatorit ai ishte i ndaluar nga policia shqiptare pasi avioni me të cilin udhëtonte u rrëzua në Ishëm të Durrësit.
Prej fillimit u dyshua se ai kishte mbërritur në Shqipëri për të transportuar kanabis ,gjë që u bë më e besueshme nga dëshmia e tij pasi ai pranoi se kishte mbërritur për t’u ngarkuar me drogë. Në shkrimin e “Corrieres” thuhet se 69-vjecari është duke zbuluar emrat e trafikantëve të Ballkanit me të cilët kishte lidhje.
Për këtë arsye ai mbrojt 4 muaj nga autoritet shqiptare dhe shpesh herë ndryshonte vendin e qëndrimit për shkak të frikës së mund ta eliminonin. Guidi për çdo udhëtim paguaj nga 20 mije deri ne 25 mije euro. Pasi u ndalua nga policia shqiptare thuhet në shkrim piloti u braktis nga bashkëpunëtorët e tij trafikantë.
Në xhepin e Guidit u gjet një axhende sipas shkrimit të prestigjiozes italiane ku ishin shënuar emra të njohur dhe personazhe me influencë në Shqipëri.
Shkrimi mbyllet me situatën e krijuar të trafikut të kanabisit drejt Italisë. Sipas të dhënave më të fundit të Gurdia di Finanza, të ardhurat që vijnë nga trafikimi i marijuanës përbëjnë ¼ e prodhimit të brendshëm të Shqipërisë. Shkrimi mbyllet me informacionin se personazhe të njohur të botës së krimit janë riaktivizuar përsëri këtë herë duke transportuar kanabis. Një nga më aktivët, është një personazhe i cili njihet me nofkën “Çakalli”.
Tv Klan