Arilena dhe “Nëntori” kalon kufijtë shqiptarë
Kënga “Nëntori” e Arilena Ara ka kaluar kufijtë shqiptarë... Sipas informacioneve të sigurta këngëtarja ka firmosur kontratë disa ditë me përpara me një prej shtëpive me të madhe diskografike në botë. Për këtë do flas vetë këngëtarja në ditët ne vazhdim...
Kemi marrë vesh gjithashtu që "Nëntori" po transmetohet në radiot kryesore të disa shteteve si: Turqi, France, Rusi... Kënga “Nëntori” është luajtur se fundmi gjatë ndeshjes Inter-Palermo. https://www.youtube.com//embed/0OiS39v4nqI Arilena Ara konkurroi në festivalin “Kënga magjike”, me këtë këngë. Darko Dimitrov ka bërë muzikën dhe është producenti i këngës “Nëntori’’, ndërsa teksti nga Lindon Berisha. Kënga është dedikim për babain e artistes i cili kohë më parë ka ndërruar jetë. Ai ishte përkrahja më e madhe për artisten dhe siç e thotë edhe vetë në këngën “Nëntori”, ai ishte dashuria e saj e parë./ tvklan.al