Dëmet nga tërmeti do paguhen
Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar jo pak dëme në qarkun e Beratit. Prefekti i këtij qarkut, Fadil Nasufi, ka ngritur një grup punës për verifikimin e dëmeve nga tërmeti i së premtes pasdite.
Dëmet më të shumta janë plasaritjet në disa banesa në fshatrat Bistrovicë, Cukalat dhe Krotinë.
Po ashtu raportohet për dëme edhe në banesa të vjetra. Pasi të verifikohet situata në Kuçovë dhe Urën Vajgurore do të nisë procedura për të ndihmuar banorët në riparimin e dëmeve. Ata janë shprehur se përjetuan momente paniku dhe ankthi nga lëkundjet e tokës.
Tërmeti ka qenë me një magnitudë 4.7 ballë dhe ka rënë në orën 18:07, të së premtes. Tërmeti ka qenë me një thellësi rreth 10 kilometra./ tvklan.al