Shef Entoni, një nga kuzhinierët më të mirë në Angli
Kjo është historia e një shqiptari i cili që në vogëli qëndronte pranë gjyshes duke parë si ajo gatuante, gjithmonë kurioz për produktet që duhen edhe pse në atë kohë nuk kishte shumë mundësi për gorgonzola apo pana.
Enton Mehillaj ka lindur dhe është rritur në Tiranë, ndërsa u zhvendos më pas në Worcester të Anglisë në mes viteve 90’, për një jetë më të mirë.
Entoni e mësoi kulinarinë në Universitetin e Artit dhe Kulinarisë në vendin tonë duke udhëtuar shpesh në Europë për të marrë më shumë eksperiencë me ëndrrën për të hapur një restorant të vetin.
Në kohën kur ai u largua drejt Anglisë vazhdoi studimet në universitetin “Johnos and Wales”, duke punuar më pas në Marriot Hotels ku mori edhe eksperiencën më të madhe të një shefi.
Nga një punë në një tjetër ai fitoi një pozicion pune si menaxher në “Crowne Plaza Hotel” në Worcester.
Erdhi dita kur ai së bashku me gruan Oriola Koci hapën restorantin e quajtur “Livia’s Dish” në korrik të vitit 2012 dhe “Alteas Eatery” në fund të vitit 2016, të dy restorantet mbajnë emrat e dy vajzave, duke ofruar një menu mesdhetare të shijshme, në shoqërinë e verës së kuqe dhe ambientit mesdhetar me lule mimoza.
Ai tregon se ka punuar dhe bashkëpunuar ndër vite me shefa të mëdhenj kulinarie, të cilët e kanë ndihmuar për të zhvilluar aftësitë.
Në intervistën për “Telegram” Enton tregon se ushqimet shqiptare janë shumë të shijshme aq më tepër kur ndërthuren me menu-të e ditëve të sotme dhe me dashurinë për kuzhinën./ tvklan.al