Merkel kritikon Trump për paragjykimin e prejardhjes së emigrantëve


Merkel kritikon Trump për paragjykimin e prejardhjes së emigrantëve

12:44 29/01/2017

Angela Merkel ka kritikuar dëbimin që u ka bërë Donald Trump emigrantëve të disa vendeve myslimane, duke thënë se është e pajustifikueshme për të dyshuar tek njerëzit që vijnë nga një vend që kanë një besim të veçantë fetar sepse kjo nuk mund ta prandalojë terrorizmin në SHBA.

Një zëdhënës i kancelares Merkel tha se udhëheqësja gjermane beson se dëbimi i emigrantëve është diçka e gabuar.

Zëdhënësi Steffen Seibert tha: “Kancelares i vjen keq për ndalimin që ka bërë qeveria amerikane ndaj refugjatëve dhe qytetarëve të vendeve të caktuara.

Merkel dhe Trump biseduan në telefon të shtunën për herë të parë që prej inaugurimit të tij.

Presidenti i ri nënshkroi një urdhër ekzekutiv të përkohshëm të premten për emigrantët nga Siria, Iraku, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni./tvklan.al






Të ngjashme