Grupi i kokainës, gjykata vendos burg pa afat për tre të akuzuarit


Grupi i kokainës, gjykata vendos burg pa afat për tre të akuzuarit

15:41 29/01/2017 https://youtu.be/AyCsZDMnpSM

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg pa afat, Gjergji Gjinajn, ish- policin e Kurbinit, specialistin e patentave në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit, Armond Kurtin, si dhe Ismail Allushin të tre të kapur nga policia e Tiranës me 1 kg kokainë.

Të tre personat u paraqitën këtë të diel në Gjykatën e Tiranës, për t’iu vlerësuar masën e sigurisë lidhur me hetimin e nisur ndaj tyre.

 grrrrrrrr 

Prokuroria kërkoi për të tre personat burg pa afat, ndërsa argumentoi se ata janë të përfshirë në shitjen e shpërndarjen e kokainës në Tiranës.

Këtyre të fundit gjatë operacionit të kryer të enjten në mbrëmje, iu kap një sasi kokaine cila vlente afërsisht 50 mijë euro, si dhe një sasi prej 6750 eurosh.

Asnjë prej tre të akuzuarve nuk ka pranuar të flasë përpara gjykatës. Kjo e fundit pasi dëgjoi pretendimet e prokurorisë vendosi të pranojë kërkesën e saj për caktimin e masës së sigurimit personal arrest me burg për të tre të akuzuarit./ TV KLAN





Të ngjashme