Luis Enrique mbështet merkaton kineze


Luis Enrique mbështet merkaton kineze

15:19 29/01/2017

Teksa klubet kineze të futbollit kanë hapur sezonin e gjahut në kampionatet evropiane duke joshur futbollistët me kontrata shumëmilionëshe, trajneri i Barcelonës Luis Enrique ka deklaruar se është fantastike që lojtarët të shkojnë në Kinë dhe të fitojnë më shumë para.

“Në çdo profesion, përfshi edhe atë të gazetarit, njerëzit ndërrojnë vendin e punës për të fituar më shumë dhe askush nuk thotë asgjë, madje kolegët të përgëzojnë. Por kur je një futbollist, ti konsiderohesh një tradhtar, ose zhvatës parash. Kjo është e çuditshme. Unë mendoj se është fantastike dhe unë i mbështes ata futbollistë që vendosin të shkojnë në Kinë për të fituar më shumë para”

Së fundmi Carlos Tevez u zhvendos për tek Shanghai Shenhua me një kontratë që e bëri atë futbollistin më të paguar, ndërsa Oscar u largua nga Chelsea për tek Shanghai SIPG për 60 milionë pound.

Edhe futbollistët e Barcelonës Messi dhe Arda Turan ka tërhequr vëmendjen e ekipeve kineze./ TV KLAN






Të ngjashme