Linja Shqipëri-Itali, bllokohet një tjetër gomone me kanabis
Vazhdon linja e gomoneve të mbushura me kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Pas një operacioni të përbashkët mes dy vendeve fqinje, është ndaluar një tjetër mjet lundrues i mbushur me 506 kg kanabis.
Pas njoftimit nga pala shqiptare Guardia di Finanza si dhe një avion i FRONTEX, 20 milje në afërsi të San Cataldos në Lecce, kanë bllokuar gomonen 6 metra e gjatë me dy shqiptarë në bord.
Gjatë ndjekjes dy skafistët e kanë hedhur lëndën narkotike në det. Dy skafistët shqiptarët: B.H 48 vjeç dhe E.N. 31 vjeç, të dy nga Vlora, janë arrestuar nga Guardia di Finanza për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”. E gjithë lënda narkotike ishte e ndarë në 28 pako të mëdha./ tvklan.al