Arka të mbushura me drogë në kamion drejt Italisë
Një kamion që transportonte drogë dhe që kishte si destinacion Italinë fqinje është ndaluar këtë të dielë në portin e Durrësit.
Pas dyshimeve se në këtë mjet po transportohej drogë, Policia Kufitare në bashkëpunim me seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë verifikim më të hollësishëm dhe kontroll në skaner.
Në përfundim, u zbulua se në kamion fshihej kanabis. Droga, sipas policisë, ishte e ambalazhuar në arka.
Aktualisht efektivët e qytetit bregdetar po peshojnë lëndën narkotike, ndërsa po punohet identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë rrjet kriminal./tvklan.al