Asfiksohen për vdekje 6 adoleshentë


Asfiksohen për vdekje 6 adoleshentë

10:53 30/01/2017

Një festë ka përfunduar në një fund tragjik për 6 adoleshentë në Gjermani. Ka qenë babai i dy prej viktimave ai që ka zbuluar trupat e pajetë të gjashtë të rinjve në kopshtin e shtëpisë, pas një feste që kanë organizuar.

Sipas policisë gjermane, mësohet se adoleshentët kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksimit nga monoksidi i karbonit. Viktimat janë 5 djem dhe një vajzë, ku vajza dhe njëri prej djemve ishin dhe fëmijët e personit që gjeti trupat e pajetë.

Ngjarja tragjike ndodhi në Arnstein në Bavarinë jugore. Sipas policisë nuk ka ende një version zyrtar të ngjarjes, por ajo që rezulton është se adoleshentët nuk kanë shenja dhune në trup dhe pista ku po hetohet është helmimi me monoksid karboni./ tvklan.al






Të ngjashme