Qeveria e re në duart e Ziadin Selës apo ‘Metës’ së Shqipërisë
Dikur Ilir Meta ishte ai që vendoste qeveritë në Shqipëri. Sot në këtë rol është lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, njofton agjencia e lajmeve INA.
Pa tre mandatet e tij nuk do të ketë qeveri me LSDM-në e Zoran Zaevit.Ahmeti dhe Zaevi nuk e posedojnë numrin e nevojshëm prej 61 deputetëve për të qeverisur vendin.
Sela është lideri që ka vendosur raporte me të dyja palët. Në lojë është edhe lëvizja BESA, e cila ka raporte më të acaruara me BDI-në e Ali Ahmeti. (INA)