Vdes bashkëshorti i 130 grave… kishte 203 fëmijë
Një klerik mysliman, i martuar me 130 gra, u nda nga jeta në moshën 93 – vjeçare, duke lënë pas 203 fëmijë.
Mohammed Bello Abubakar vdiq nga një sëmundje e panjohur, në shtetin e Nigerit dhe në varrimin e tij morën pjesë me qindra persona. Sipas të përditshmes “Daily Mail”, besohet se disa prej grave të tij janë aktualisht shtatzënë. Asistenti personal i klerikut deklaroi se përpara se të vdiste, ai kishte patur një parandjenjë. Në 2008 – ën, ai u përball me kritika nga predikuesit myslimanë, të cilët i kërkuan që të divorcohej nga 82 prej 86 grave që kishte, brenda 48 orëve. Por, ai nuk pranoi duke thënë se ishte misioni i tij “hyjnor” që të vijonte të martohej. Ai u lidh në martesë 130 herë dhe vetëm 10 prej martesave të tij përfunduan në divorc. Ai tha për BBC në 2008 –ën se Zoti i kishte dhënë aftësinë për të kontrolluar bashkëshortet e shumta. Shumë prej grave thanë se fillimisht kishin vajtur te kleriku për t’u shëruar. Megjithatë ato shpjeguan se nuk mund ta refuzonin kërkesën e tij për martesë pasi ishte urdhër nga Zoti./tvklan.al