Të dhënat e gjendjes civile, 1200 intervistues në terren


Të dhënat e gjendjes civile, 1200 intervistues në terren

16:10 30/01/2017 https://youtu.be/jnBNmNpFFSQ

Nga sot, 1200 intervistues do të trokasin derë më derë për të pyetur qytetarët për të marrë të dhëna për gjendjen e tyre civile, si adresat e tyre, të dhëna që do të përdoren për të hartuar regjistrim e adresave.

Modeli i përdorur, sipas qeverisë do t’i japë fund përfundimisht mungesës së një adresari, ndërsa qytetarët do të kenë kohë 6 muaj për të raportuar ndryshimin e adresës pranë zyrave shtetërore të Gjendjes Civile, sa herë që ndryshon vendbanimin permanent, në të kundërt thotë Kryeministri, ata do të kenë penalitete.

Tahiri paralajmëron se kjo reformë do të ketë dhe oponentët e saj.

Operatori Shpërndarjes së Energjisë do të jetë financuesi kryesor i këtij projekti.

Ndërsa ky do të jetë modeli që duhet të plotësojë çdo qytetarë.

Emrin e bulevardit apo rrugës, rrugicës, sheshit apo parkut, numrin e ndërtesës, që është element themelor, numrin e hyrjes, numrin e apartamentit, emrin e qytetit ose fshatit, emrin e njësisë administrative, kodin postar dhe emrin e bashkisë.

Tv Klan 






Të ngjashme