Dy të arrestuar për trafik armësh
Dy persona janë vënë në pranga të akuzuar për trafikim të armëve dhe municioneve si dhe armëmbajtje pa leje.
Ata u kapën nga agjentët e policisë në vendin e quajtur Çollaku në Lushnje, në momentin e shkëmbimit të pistoletë tip “TT” me një shumë prej 60 mijë lekësh të reja.
Në pranga ranë Ardit Bino 21 – vjeç, banues në Lushnje dhe 27 – vjeçari nga Tepelena, Alvaro Oruçi. Policia tha se po heton për dokumentimin e plotë të aktiviteteve të tjera të këtyre dy personave.
Tv Klan