Përplas për vdekje kalimtarin dhe largohet


Përplas për vdekje kalimtarin dhe largohet

16:19 30/01/2017

Një 53 – vjeçar humbi jetën rreth mesnatës në Lezhë. Ai ishte një këmbësor që u përplas nga një automjet në rrugën Lezhë-Milot. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u largua nga vendngjarja. Policia ende nuk ka identifikuar autorin e aksidentit.

Ndërsa në Lushnje, sot paradite një çift u aksidentua në gjendje të rëndë. Sipas policise, një veturë tip Smart u përplas me një Mercedez në rrugën Lushnje – Fier. Mjeti përfundoi në anë të rrugës dhe bashkëshortët Vasillaq e Jorgjie Tando u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Tv Klan






Të ngjashme