Shqiptari i pafat! Përfundon në burg dy herë brenda javës… gabimisht


Shqiptari i pafat! Përfundon në burg dy herë brenda javës… gabimisht

10:03 01/02/2017

Java e shkuar padyshim që për Klevis Bregun mund të konsiderohet e pafat. Kjo pasi i riu shqiptar përfundoi dy herë në burg në një javë të vetme, në Itali e Greqi… gabimisht.

Sipas të përditshmes “La Repubblica”, 22 – vjeçari pak ditë më parë kishte shkuar nga Shqipëria në Bari për të vizituar të atin. Por me të mbërritur në port, ai u arrestua dhe qëndroi për dy ditë në burg. Shkak u bë një urdhër – arrest për trafik droge, e lëshuar nga Gjykata e Brescias, në Gusht të 2016 –ës.

Familja e tij në Shqipëri, duke e patur të pamundur për të kontaktuar me 22 – vjeçarin, njoftoi avokatin mbrojtës të të atit. Ishte ai që nëpërmjet policisë arriti të gjente të riun në burg. Avokati argumentoi se urdhër arresti në fjalë nuk ishte më i vlefshëm, pasi gjykatësi i Brescias në atë kohë kishte shpallur moskompetencë dhe ia kishte kaluar çështjen Gjykatës së Brindisit, që nga ana e saj nuk kishte dhënë asnjë masë për Bregun.

Për këtë arsye, 22 – vjeçari u lirua nga burgu dhe mori rrugën për t’u kthyer në Shqipëri… Por teksa mbrërriti në Igumenicë të Greqisë, përfundoi sërish në burg, për shkak të një urdhër arresti europian për të njëjtën çëshje, edhe ky tashmë i pavlefshëm. U deshën ditë të tjera që i riu të fitonte sërish lirinë dhe të rikthehej në atdhe./tvklan.al






Të ngjashme