Kur gjarpëri është më ‘kurioz’ seç duhet
Mjekët e urgjencës përballen zakonisht me çudi nga më të ndryshmet nga pacientët e tyre. I tillë mund të konsiderohet padyshim rasti i Ashley Glawe nga Portland, Oregon.
Ashley është pronarja e një gjarpëri të quajtur Bart, i cili "mendoi" që vrima e madhe në veshin e të resë, ku ajo kishte vendosur një vëth, ishte vendi perfekt për t’u zvarritur. Ajo po luante me gjarpërin kur ky i fundit përfundoi në veshin e saj dhe nga një moment argëtimi, gjithçka u kthye në një problem, pasi e reja kuptoi se Bart ishte tepër i madh për të kaluar tej për tej. Për ta hequr zvarranikun nga veshi, ajo shkoi në urgjencë dhe teksa priste për mjekun realizoi edhe këto foto të pabesueshme./tvklan.al