Berisha: Njihuni me truprojat e Tahirit. Trafikantë, vrasës dhe…
Ish- kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të reja në lidhje me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një status në rrjetin social Facebook, Berisha duke publikuar një mesazh që thotë se i ka ardhur nga ndjekësit, deklaron se truprojat e ministrit janë persona në kërkim.
Në mesazhin që i është dërguar Berishës, të cilin e ka publikuar në profilin e tij, thuhet se shoqëruesi i parë i ministrit ka ndërruar emrin nga Agustin Fran Deda në Paul Deda.
Sipas mesazhit ai ka bërë trafik kokaine në Spanjë dhe është në kërkim. Ndërkohë shoqëruesi tjetër Hekuran Marku, po sipas ish-kryeministrit, ka probleme me drejtuesin italiane.
Shoferi i ministrit, Bujar Trimi ka i arrestuar në Munih për grabitje banke më bandën e Yzberishtit.
“Agim Sinani, shofer vrasës, anëtar i bandës se Selitës, i dënuar për vrasje. Bledar Bodlli, punon ne SHKB, ka qenë i dënuar, pa shkollë. I bej thirrje Prokurorisë së Shtetit të hetojë me përparësi lidhjet kriminale të Saje qorrit, shoqëruesve dhe njerëzve të tij”, shkruan Berisha./ tvklan.al