Operacion blic në 12 qarqe me 752 forca policie


Operacion blic në 12 qarqe me 752 forca policie

14:01 01/02/2017

Policia e shtetit ka zhvilluar të Mwrkurwn një operacion blic në 12 qarqe të vendit me përfshirjen e 752 forcave të rendit, për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Kështu, në kuadër të operacioni të koduar “Blici Rrugor”, u ngritën dhe funksionuan 150 pika kontrolli në akset kryesore dhe zonat urbane.

Policia tha se prej orës 10:00 deri në orën 11:00, forcat e policisë kanë vendosur 200 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 150 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Po ashtu, janë vendosur edhe 152 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Qëllimi i operacionit ishte rritja e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit./tvklan.al






Të ngjashme