Premier League shpenzoi më shumë në merkato


Premier League shpenzoi më shumë në merkato

16:47 01/02/2017

Merkato e Janarit nuk vlerësohet si e rëndësishme për kampionatet e mëdha në Europë, por gjithsesi lëvizjet nuk mungojnë. Premier League mban edhe në këtë hapësira të lëvizjeve vendin e parë, me 215 milionë paund, sipas të dhënave të publikuara nga BBC.

Pjesën më të madhe të kësaj shume e shpenzuan ekipet e fundit të renditjes. Të shumta ishin transferimet në momentet e fundit, si ai i Manolo Gabbiadini nga Napoli te Southampton për 14 milionë paund.

Pas Premier League vjen Ligue 1 në Francë. Ekipet shpenzuan 130 milionë paund. Më i kushtueshmi ishte Julian Draxler, për të cilin Paris Saint Germain shpenzoi më shumë se 30 milionë paund për ta marrë nga Wolfsburg.

Rendija e BBC vijon me Bundesliga 1 në Gjermani, me 85 milionë paund, Serie A në Itali me 80 milionë dhe La Liga në Spanjë me 20 milionë. Përjashtimi nga FIFA i Real Madrid dhe Barcelona ndikuan në shpenzimet  e ekipeve spanjollë.

Tv Klan






Të ngjashme