Shpërthejnë protestat kundër Neil Gorsuch


Shpërthejnë protestat kundër Neil Gorsuch

14:55 01/02/2017

Një valë tjetër protestash ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara pas propozimit të presidentit Donald Trump për anëtarin e munguar të  Gjykatës Supreme të SHBA-ve.,

Trump nominoi gjyqtarin konservator Neil Gorsuch, i cili do të dobësojë edhe më shumë pozitën e demokratëve në gjykatë.

Neil Gorsuch i përket grupit të konservatoreve, të cilët logojnë pro çështjeve si aborti, kontrolli i armatimit dhe dënimi me vdekje.

Gjyqtari, pritet te ballafaqohet me një konfirmim të vështire në Senatin  me shumicë republikane të cilët vitin e refuzuan propozimin e ish-presidentit Obama për plotësimin e vendit bosh në gjykatën me të lartë të Shteteve të Bashkuara.

Neil Gorsuch, është 49 vjeç, dhe është gjyqtari me ri i nominuar prej një çerek shekulli.

Tv Klan






Të ngjashme