Rrëfimi prekës: E shëtisnim me karrocë vogëlushen tonë të vdekur


Rrëfimi prekës: E shëtisnim me karrocë vogëlushen tonë të vdekur

19:10 01/02/2017

Charlotte Szakacs një mama e re, e mbajti foshnjën e saj Evlyn në shtëpi duke e nxjerrë dhe shëtitje 16 ditë pasi ajo kishte vdekur nga një sëmundje e rrallë kromozomike.

21-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj Attila qëndruan 16 ditë me vajzën e tyre të vdekur me qëllimin për të forcuar lidhjet e tyre si familje.

Çifti nga Wetherby, York, e shëtisnin vajzën e tyre të vdekur me karrocë fëmijësh në parqet e komunitetit ku ata jetonin.

“E di se ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë. Ishte shumë e rëndësishme për ne të kalonim kohë me të voglën tonë si një familje. Mendoj se koha që kaluam me të solli një ndryshim të madh në jetët tona. Na ndihmoi emocionalisht”, u shpreh Charlotte.

Vajza lindi me një tru të pazhvilluar mirë dhe mushkëri të ngushtuara dhe vdiq sapo mjekët i hoqën tubin që e furnizonte me frymë./tvklan.al






Të ngjashme