Rriten kapacitetet e ujëmbledhësit të Bovillës


Rriten kapacitetet e ujëmbledhësit të Bovillës

20:08 01/02/2017 https://youtu.be/7joFKzk4JBY

Furnizimi me ujë për kryeqytetit do të rritet. Gjatë analizës vjetore të ndërmarrjes se ujësjellës kanalizimeve kryebashkiaku Veliaj  ka kërkuar rritjen e kapacitetit të Bovillës, çka përkthehet me shumë ujë për qytetarët

“Kam kerkuar nga bordi se dot rrisim 30% te kapacitetit të Bovillës në këtë mënyrë rrisin ujin në çezmat e Tiranës

Veliaj theksoi se bashkia ka trashëguar një rrjet të amortizuar të ujësjellësit i ndërtuar në vitet 50-60, ndaj edhe ka kërkuar nga kreu i UKT hartimin e një masterplani për ujësjellësin.

Teksa foli për investimet e së ardhmes, kryebashkiaku nuk harroi të përmendë arritjet, që nga dalja me fitim e kompanisë e cila rezultonte gjithmonë debitore e deri tek shtimi i orëve të furnizimit me ujë për Tiranën.

Tv Klan






Të ngjashme