Vuçiç: Rama gaboi që vizitoi selinë e AAK-së, Reagon partia
Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, reagoi kryeministri serb Aleksander Vuçiç, i cili tha se kryeministri shqiptar nuk duhet të vizitonte selinë e partisë së Ramush Haradinajt. Imagjinoni për një moment se si do të reagonin ndërkombëtarët sikur unë të kisha vizituar partitë ekstreme serbe në rajon.
E menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë ishte përgjigja e AAK-së, që i kujtoi kryeministrit serb se është një forcë politike e regjistruar në një shtet të pavarur si Kosova, dhe nuk e ka ndërmend të pyesë Aleksander Vuçiçin, se kur dhe si do të presë kryeministrin e një shteti sovran. Tv Klan