Vetëm kështu mund të shëtisë mes njerëzve “Gylseren”-i


Vetëm kështu mund të shëtisë mes njerëzve “Gylseren”-i

19:45 03/02/2017

Shumë duan që të tjerët t’i njohin dhe përshëndesin rrugëve, por ky nuk është rasti i aktorëve të famshëm që detyrohen të maskohen për të ecur të qetë.

Edhe pse 40-vjeçare, Nurgul Yesilcay, e cila ka luajtur  rolin e Gylserenit në serialin “Fate të Kryqëzuara”, është një ndër aktoret më të bukura dhe të kërkuara në vend.

Aktorja e dashur ka vendosur kapele dhe syze të mëdha për të mos u njohur dhe kështu ka shëtitur e pa-shqetësuar në rrugët e Stambollit.

1 

“Sot gjithë ditën kam shëtitur në Eminonu...Shshsht mos ta dëgjojë njeri,” ka shkruar Yesilcay tek një foto që ka publikuar në Instagram. Yesilcay aktualisht luan në serialin “Shekulli i mrekullueshëm, Kosem”./tvklan.al

2

4

5

3

 





Të ngjashme