Nis prishja e murit në Mitrovicë
Ka filluar rrethimi i murit në veri të Mitrovicës.
Kjo ndodhi ndërkohë që po mbahej mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal në veri, në të cilën u miratua marrëveshja e arritur mbrëmë pas mesnatës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Komunës së Veriut, Goran Rakiç.
Vetë Rakiç, gjatë një prezantimi që pati në veri tha se “muri i tanishëm do të hiqet tërësisht nga aty, ndërsa një tjetër strukturë më e ulët do të vendoset 2 metra më në thellësi për të mbrojtur atë që do të krijohet si shesh i këmbësorëve”./tvklan.al