Foto/ “Bihter”-i siç nuk e keni parë


Foto/ “Bihter”-i siç nuk e keni parë

18:54 04/02/2017

Aktorja e famshme turke, Beren Saat, është shfaqur e dehur në rrugët e Stambollit mbrëmjen e djeshme, pak kohë pasi është kthyer nga Amerika ku raportohet se u është nënshtruar mjekimeve për të lindur fëmijë.

“A Haber” tha se aktorja e ka tepruar me alkoolin në festën e ditëlindjes së mikut të saj artistit Aykut Comert, në lagjen Nishantash të Stambollit.

Beren, e njohur në Shqipëri për rolin Bihterit në serialin e transmetuar në televizionin Klan “Dashuri e Ndaluar”, ishte ndër të fundit që la festën në orët e para të mëngjesit.

bihter1

“A Haber” tha se Bereni fillimisht ngatërroi makinën e saj me një tjetër, dhe më pas ndihmësi i saj e kapi nga krahu dhe e dërgoi për tek makina e saj.

Media turke raporton se ajo ecte me vështirësi dhe nuk ishte në gjendje as të fliste.

bihter 2

Beren Saat është martuar me këngëtarin e njohur turk, Kenan Dogulu, në vitin 2014, ndërsa në vitin 2015 raportohet të ketë nisur mjekimet për të mbetur shtatzënë.

Pas publikimit të lajmit në Turqi, aktorja është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vazhduar mjekimet. /tvklan.al





Të ngjashme