
Arrestohet shoferi i autobusit për trafikim droge, e fshihte nën sedilje
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Gjon Doshit, 52 vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i Doshit u bë i mundur nga kontrollet e Policisë Kufitare, në autobusin e linjës Shqipëri – Itali, pasi poshtë sediljes së shoferit, u gjetën dhe sekuestruan 308.4 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Mbi 52-vjeçarin rëndon akuza e “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”./tvklan.al