
Ndalohet skafi me drogë, personat në bord arratisen në pyje
Falë një bashkëpunimi të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza në Shqipëri dhe Itali, Frontex dhe Policisë Greke, u bë i mundur ndalimi i një skafi që kishte brenda 2 ton kanabis.
Pas 6 orë ndjekje nga ana e forcave të policisë të tre vendeve dhe me mbështetjen e avionëve të Frontex, u arrit bllokimi i skafit në ishullin e Karaburunit.
Tre personat që ndodheshin në bord janë ende ne kërkim pasi kanë arritur të largohen në pyje duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin e vështirë.
Lënda narkotike është akoma duke u mbledhur pasi ishte hedhur në det.
Po ashtu, gjatë këtij operacioni, në perëndim të Sazanit u kap edhe një gomone e cila dyshohet se vinte nga Italia për tu ngarkuar me lëndë narkotike në vendin tonë.
Në bordin e gomones u kap një shqiptar me inicialet A.Gj, 54 vjeç nga Vlora dhe një shtetas italian me inicialet F. P, 39 vjeç, nga Brindizi.
Policia po punon për kapjen e personave të arratisur dhe zbardhjen e mëtejshme të të dy rasteve./tvklan.al