Edgar Çani rikthehet te goli
Edgar Çani u rikthye te goli pas disa muajsh, duke shpëtuar Pisa nga humbja me Entella në ndeshjen e zhvilluar të shtunën. Sulmuesi i Kombëtares hyri në fushë në mesin e pjesës së dytë 68’, duke zëvendësuar Rei Manajn, i cili e nisi si titullar sfidën e javës së 24 të Serie B.
Çani shënoi pak minuta më vonë me një goditje që nuk i dha mundësinë portierit kundërshtar të reagonte. Goli i shqiptarit përcaktoi barazimin 1 – 1 dhe 1 pikë të vlefshme në garën për të qëndruar në kategori.
Më pas Edgar Çani pati edhe raste të tjera, që nuk sollën ndryshim të rezultatit. Mundësi për gol pati edhe Rei Manaj, por pa arritur të festojë për herë të parë me fanellën e ekipit toskan. Pisa luajti shumë minuta me një futbollist më pak për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Luca Verna./ TV KLAN