Tahiri thirrje për dorëzimin e armëve: Bëmë që 21 janari të mos përsëritej
Nisma për dorëzimin vullnetar të armëve e ka ndaluar ministrin e Brendshëm në Kuçovë. Saimir Tahiri ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të bëhen bashkë e të shkojnë derë më derë për të ndihmuar në këtë fushatë.
Ai kërkuar mbështetje edhe nga deputetët e kuvendit të Shqipërisë dhe pushteti vendor.
Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm:
Të bëhemi bashkë dhe kushdo që ka mundësi të na japi një ndihmë, të shkojmë derë më derë dhe t’i bindim qytetarët t’i dorëzojnë armët.
Gjatë një bashkëbisedimi me nxënës të shkollave të mesme të Kuçovës, kreu i Ministrisë së Brendshme ka komentuar edhe ngjarjen e 21 janarit të 5 viteve të fundit, si episode që nuk duhet të përsëriten më.
Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm:
Që nga ai moment deri më sot, mënyra më e mirë e jona për të reaguar, ishte që të bënim gjithçka ishte e mundur që kjo të mos ndodhte në vazhdim dhe mbi të gjitha të mos përsëritej më kurrë. Ajo që mund të bëjmë të gjithë bashkë, çuna dhe goca, është që të jemi aktiv dhe të mos lejojmë që fati i juaj, individualisht apo i gjeneratës, të diktohet nga të tjerë.
Ministri tha se kjo mund të realizohet vetëm nëse zbatohet reforma në drejtësi./ TV KLAN