Trajnerët ndezin derbin e Italisë
Derbi i Italisë vjen në një moment ku Juventus dhe Inter janë në formë. Në Torino sot në mbrëmje pritet një ndeshje e ndezur dhe këtë shfaqën në dy trajnerët me deklaratat para sfidës së madhe që do të nisë në orën 20:45. Massimiliano Allegri e shikon si një rival të fortë Inter, por jo për titull këtë sezon
Massimiliano Allegri, trajner i Juventus:
Inter ka një sulm të fortë me lojtarët që ka në dispozicion. Inter për mendimin tim nuk mund të rivalizojë për titull pasi e nisi keq sezonin, ndërsa sezonin tjetër mund të jetë kandidate për titullin.
Stefano Pioli mendon se mund t’ia bëjë të vështirë kundërshtarit.
Stefano Pioli, trajner i Inter:
Juventus është ekipi më i fortë në Itali, por ne mund ta vendosim në vështirësi. Kjo është një ndeshje që vlen 3 pikë, por mund them që është rëndësishme edhe duke parë ekipin që kemi përballë.
Inter e fitoi me rezultatin 2 – 1 takimin e fazës së parë në Milano, por në Torino nuk triumfon prej më shumë se 4 vitesh./ TV KLAN