Ajeti debuton me gafë në Kampionat
Një debutim i hidhur në kampionat me Torino për Arlind Ajetin. Mbrojtësi shqiptar e nisi si titullar në barazimin 1 – 1 në fushën e Empoli. Ajeti ishte përgjegjës për golin e pësuar, pasi nuk i dha forcë topit për ta kthyer te portieri. Një pakujedi e shfrytëzuar nga Pucciarelli, që shënoi për vendasit.
Milan vijon me humbjet. Veseli e ndoqi takimin nga stoli. Skuadra e Montella u mund 1 – 0 nga Sampdoria në takimin e kampionatit i luajtur në “San Siro”. Një penallti e realizuar nga Muriel vendosi sfidën, që është edhe humbja e katërt radhazi me Milan, përfshi atë në kupën e Italisë. Atalanta e Etrit Berishës fitoi 2 – 0 me Cagliari duke u afruar me zonën e kupave të Europës.
Napoli i Elseid Hysajt, që mundi të shtunën thellë 7 – 1 Bologna. Asnjë ekip nuk kishte shënuar kaq shumë gola në një ndeshje të vetme në këtë sezon të Serie A.
Tv Klan