Tronditet kisha. “Maria nuk ka qenë virgjëreshë”!
Një murgeshë në Spanjë ka marrë kërcënime me vdekje nga katolikët e zemëruar pas deklaratës së saj se Maria, ka kryer marrëdhënie seksuale me burrin e saj Jozefin – ashtu si çdo çift normal.
“Unë mendoj se Maria ishte e dashuruar me Jozefin dhe se ata ishin një çift normal dhe të kesh marrëdhënie seksuale është një gjë normale”, ka thënë Lucia Caram në emisionin “Chester in Love”, sipas
Guardian
.
“
Është e vështirë të besohet dhe e vështirë të shpjegohet virgjëria, duke shkaktuar humor tek njerëzit, pasi mesazhi bëhet i pabesueshëm. Nëpërmjet seksit njerëzit shprehin dashurinë dhe lumturinë, duke më përfshirë dhe mua”
, është shprehur motër Lucia.
Menjëherë pas kësaj deklarate e cila shkaktoi zemërim dhe polemika të shumta tek besimtarët, peshkopi i kishës së Motër Lucia doli në një deklaratë dhe kërkoi ndjesë për të gjitha ato që shprehu murgesha. “
Deklarata e Lucias është keqinterpretuar dhe nuk janë në përputhje me besimin e kishës katolike
“, ka thënë ai.
Caram, e cila jeton në një manastir në Katalonjë, ka reaguar dhe vetë në Twitter, duke thënë, “
Në qoftë se dikush është fyer dhe lënduar nga qëndrimet apo mendimet e mija, unë kërkoj falje
“.
Komenti i Caram shkaktoi edhe një peticion online duke kërkuar që ajo të pezullohet nga urdhri i saj, raporton Guardian./tvklan.al