Studimi: Flisni me fëmijën tuaj në lidhje me paratë
Kur është koha ideale që prindërit duhet t’i flasin fëmijëve të tyre për rolin e parave?
Sa më shpejt, është përgjigjja e ekspertëve. Beth Kompliner është autorja e Best sellerave më të mirë në sjelljen e prindërve dhe fëmijët dhe ajo është plotësisht dakord që prindërit duhet t’u shpjegojnë atyre rëndësinë e parave që në momentin që ata janë në gjendje të flasin.
“
Fëmijët duhet t’i dëgjojnë këto koncepte dhe shpjegime, si dhe të mësojnë rëndësinë e parasë që në moshë të vogël
”, është shprehur Kompliner.
Edhe nëse financat tuaja ju nuk i keni menaxhuar mirë, mos hezitoni të bisedoni me fëmijën
, thotë ajo.
Në të vërtetë, ajo jep disa këshilla të thjeshta për të integruar çështjen e parave në jetën e përditshme të fëmijës:
-Flisni herët me fëmijët për paratë.
-Tregojuni rëndësinë dhe arsyet pse përdoren paratë në varësi të moshës së fëmijës.
-Tregoni histori, teori, por dhe shembujt për të impresionuar fëmijët.
-Flisni me numra. Psh, sa para keni kursyer në vitet e fundit, duke folur me shifra.
– Mos debatoni për paratë në prani të fëmijës. Sondazhet thonë se fëmijët që dëgjojnë prindërit e tyre duke u grindur për para, kur të rriten kanë më shumë mundësi për të marrë borxh./tvklan.al