
Tentuan të korruptojnë policët, dy në pranga
Dy persona janë arrestuar gjatë 12 orëve të fundit në Tiranë dhe Librazhd pasi tentuan të korruptojnë forcat e policisë.
Policia e shtetit njoftoi se L. H., 39 vjeç, banues Tiranë u vu në pranga pasi tentoi të korruptojë policin për të shmangur kontrollin e dokumentacionit për lëndën drusore që transportonte.
Në momentin që Patrulla e Përgjithshme i ka kërkuar dokumentacioni për lëndën drusore, ai ka tentuar t’i japë 1000 lekë punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur këtij kontrolli.
Ndërkohë, në Librazhd, D.D, 51 vjeç, i cili nuk kishte vendosur rripin e sigurimit përfundoi në pranga pasi tentoi t’i jap 1000 lekë policit. Ai tentoi korruptimin e punonjësit të policisë me qëllim që t’i shmangej masës administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugor Urakë – Qaf Thanë./tvklan.al