Arrestohet shqiptari, korruptonte zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në Itali
6 të arrestuar, mes tyre dhe një shqiptar. Është ky përfundimi i një operacioni zhvilluar nga policia italiane në Savona.
Sipas medieve italiane shqiptari korruptonte zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për të përfituar lejen e qëndrimit në shtetin fqinj.
Të arrestuar të tjerë janë: një maroken, një italian si dhe tre zyrtarë (një polic dhe dy punonjës të Ministrisë së Brendshme).
Zyrtarët akuzohen për korrupsion. Nga hetimet rezulton se kanë pranuar para dhe dhurata në këmbim të lëshimit të lejes së qëndrimit, ndërrimit të mbiemrit apo për pezullimin e patentave./ tvklan.al