Video/ Si i kap mat policia klientët me prostitutat


Video/ Si i kap mat policia klientët me prostitutat

10:49 06/02/2017

Policia e Tiranës ka publikuar videon e operacionit “Free TAXI”, ndërsa u shkatërrua një grup i strukturuar që merrej me prostitucion. Në video duken momente kur policia kap mat klientët bashkë me vajzat që përdoreshin si prostituta. Gjithashtu edhe arrestimin e pijetarëve të tjerë të këtij grupi, pjesa më e madhe taksistë.

Hetimet kanë treguar se paguhej nga 50 deri në 150 euro për seks. Gjatë këtij operacioni 11 persona kanë rënë në pranga, mes tyre dhe një efektiv policie.

Ambra I. dhe Fllanxe. A. rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientët siguroheshin prej organizatorëve, që në këtë rast janë taksistët.

Gjithashtu dyshohet se “taksistët” në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.

Të arrestuar:

-Fllanxe.A ,37 vjeçe, dënuar më parë për prostitucion

-Ambra .I, 21 vjeçe, dënuar më parë për prostitucion

-Anxhela Xh, 36 vjeçe .

-Maringlen Ahmetaj, 33 vjeç, taksist

-Arben Bici,36 vjeç taksist

-Përparim Kola,41 vjeç taksist

-Kujtim Karamuça, 50 vjeç, taksist

-Lendi Stefani, 47 vjeç

-Gjergji Rusa, 24 vjeç

-Albion Todri, 32 vjeç 

-Elton Shtrepi, 32 vjeç, polic/ tvklan.al






Të ngjashme