Ankohet Josa: Nuk kam lojtarë
Ndeshja e humbur 1-0 me Laçin, nuk përbëri surprizë për Tiranën që në 11 takimet e fundit në Superligë ka njohur vetëm 3 fitore. Është periudha e Mirel Josës dhe në këto 11 javë kampionat bardheblutë kanë grumbulluar 13 pikë.
Humbja në Vlorë, barazimi me Korabin, humbja në Durrës me Teutën dhe kjo e laçit rëndojnë. Mungesa e një suksesi në derbi me Partizanin e thekson edhe më tej atmosferën e zymtë të klubit që pritej të kishte një ndryshim në krahasim me pjesën e parë të sezonit, kur trajner ishte Ilir Daja.
Në 9 ndeshje në drejtimin e tij Tirana mori 14 pikë, 1 më shumë se me Josën.
Për shkak se FIFA ia ka pezulluar merkaton, bardheblutë nuk mundën të afrojnë lojtarë në merkaton e janarit. Për trajnerin Josa ky është një nga faktorët e kësaj situate./ TV KLAN