Rumania në ditën e 7 të protestave
Për të shtatën natë radhazi rumunët mësynë në sheshet e vendit për të protestuar kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e saj.
Dhjetëra mijëra manifestues dolën në Bukuresht, duke kënduar himinin kombëtar.
Pavarësisht anulimit të një dekreti nga ana e qeverisë, që ishte edhe zanafilla e zemërimit popullor, rumunët nuk tërhiqen dhe i kërkojnë kryeministrit Grindeanu të dorëhiqet.
Dekreti parashikonte mbrojtjen e politikanëve nga ndjekja penale për korrupsion. Por protestuesit mbetën të pakenaqur në lidhje me një variant të rishikuar të projekt-ligjit, i cili pritet të shkojë së shpejti në parlament.
Protestuesit i tremben projekt-ligjit të ri, i cili sipas tyre, mund të përmbajë elementë të njëjtë të dekretit të shfuqizuar, por të paraqitura në një formë tjetër.
Tubimet masive janë më të mëdhatë që nga rënia e komunizmit në Rumani. Fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese e cila pritet të vendosë gjatë javës mbi ligjshmërinë e dekretit origjinal.
Tv Klan