
Shqiptarët e çfarë nuk bëjnë për të shitur drogë… Ngjarja
Dy shqiptarë 31 dhe 41 vjeç u ndaluan nga policia italiane, të akuzuar për shpërndarje droge. Elton Gegici, 31-vjeçar, u kap në një bar në Fornacette, në komunën e Kalçinaia, duke i dhënë një dozë kokaine një të droguari.
Shqiptari e kishte fshehur dozën e drogës në bebelinën e djalit të sapolindur që mbante në krahë bashkëshortja e tij.
Nga hetimet u zbulua edhe bashkëpunëtori i tij, Ledio Pllumi, 41 vjeç, i cili u ndalua nga policia. Gjatë kontrollit në banesën ku jetonin dy shqiptaret, u gjetën 72 doza kokainë si dhe materiale të tjera për paketimin e drogës.
Sipas Policisë, Gegici ka përdorur djalin e sapolindur për transportimin e drogës për të mos tërhequr vëmendjen gjatë gjithë kohës. / tvklan.al