Meta: Vetting-un nuk do ta bëjnë ambasadat


Meta: Vetting-un nuk do ta bëjnë ambasadat

15:30 07/02/2017 https://youtu.be/VC7xYtegSGk

Presionit të Ambasadës Amerikane, Ilir Meta i preu rrugën duke bërë të qartë se nuk do të pranojë një proces paralel vettingu në zyrat e selisë diplomatike të Rrugës së Elbasanit. Kreu i Kuvendit doli përsëri në krah të prokurorëve, duke i kërkuar institucionit të drejtuar nga Adriatik Llalla, që të mos i trembet heqjes së vizave.

Lideri i LSI iu drejtua edhe ambasadorit Donald Lu, duke ia bërë të qartë se e ka tejkaluar cakun. Diplomatit amerikan i tha se nuk mund të zëvendësojë institucionet shqiptare.

Përsa i përket përplasjes mes Ambasadës dhe Prokurorisë së Përgjithshme për emërimet në KED, Ilir Meta i kërkoi diplomatit amerikan të mos krijojë probleme të paqena.

Korrit anti-Sorros i është bashkuar edhe ai vetë, bashkë me zyrtarë të tjerë të LSI-së. Por Ilir Meta konfirmoi për herë të parë zërat që pëshpëriten prej kohësh, sipas të cilave simpatizantët e miliarderit amerikan nuk ndodhen vetëm në krye të PS-së.

Meta e quajti normale që fondacioni Sorros të ndihmojë Shqipërisë përmes financimeve, por kërkoi prej tij që të mos krijojë probleme të panevojshme, kërkese të cilën ai e pati edhe për ambasadorin Lu.

Tv Klan

 






Të ngjashme