Arrestohet i forti 19-vjeçar, mbante thikën të ekspozuar
Ai ecte i ekspozuar, madje dhe mburrej për atë që kishte në krah. Një thikë e veçantë, e cila e çoi drejt burgut.
Policia e Durrësit ka arrestuar 19-vjeçarin, Roberto Mrruku. Të martën rreth orës 11:45, në lagjen Nr.18 ai është parë me thikën e ekspozuar. Më pas banorët kanë njoftuar policinë, që ika gjetur mjetin prerës në trup. Mni të riun tani rëndon akuza "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta". /tvklan.al