Kapet gomonia me 1 ton kanabis, arrestohet dy trafikantët shqiptarë
Një tjetër gomone me kanabis është bllokuar nga autoritetet italiane, pas sinjalizimit të palës shqiptare.
Sipas Policisë së Shtetit mjeti lundrues 8 metra i gjatë u ndalua pasditen e djeshme. Gomonia drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me inicialet A.Dh. 51 vjeç dhe E. A. 25 vjec.
Dy trafikantët u arrestuan nga Guardia di Finanza e Barit, e cila zhvilloi operacionin me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex.
Në gomone ishin plot 1 ton lëndë narkotike. Policia thotë se vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike./tvklan.al