Juventus thellon diferencën, Milan fiton me 9 lojtarë
Juventus i mjafton pjesa e dytë për të arritur fitoren në fushën e Crotone dhe tani diferenca me Roma e vendit të dytë shkon në 7 pikë.
Një sukses që e afron me titullin e radhës edhe pse janë shumë ndeshje deri në fund. Skuadra e Allegri e mbylli me rezultatin 2 – 0 sfidën e prapambetur të javës së 18 falë golave të Mandzukic dhe Higuain.
Një ndeshje e zotëruar nga ekipi torinez, pasi ai kalabrez nuk ishte në gjendje të reagonte edhe pse mbështetej nga një stadium i tejmbushur dhe shikues nga dritaret e spitalit pranë.
Milan bën mrekullinë me Bologna në takimin e shtyrë për shkak të Superkupës së Italisë. Miqtë edhe pse me 9 lojtarë në fushë për shkak të kartonëve të kuq fituan me rezultatin 1 – 0.
Një gol në fund i Pasalic, por ku merita i takon spanjollit Deulofeu për pasimin e saktë. Një fitore pas 4 humbjeve radhazi, që e kishte përkeqësuar situatën te Milan./ TV KLAN