Burri kërcënon me vdekje pronarin e dyqanit të hallallit


Burri kërcënon me vdekje pronarin e dyqanit të hallallit

11:15 09/02/2017

James Benjamin Jones hyri në një dyqan hallalli në Fort Myers, Florida, më 26 qershor të vitit 2016 për t’i dhënë një mesazh pronarit mysliman. Ai e kërcënoi atë ta mbyllte dyqanin brenda një muaji.

Nëse ai nuk do e bënte këtë gjë, 4 persona të armatosur do vinin për ta hedhur në erë. Jones shtoi se ai dhe të tjerët do ta kishin nën vëzhgim dhe do i hidhnin në erë të gjithë klientët myslimanë nëse pronari nuk i bindej.

Sipas dokumenteve federale, këto kërcënime janë përfshirë në një sërë faktesh që Jones i pranoi ditën e mërkurë.

Ai u deklarua fajtor për krimin federal të kërcënimit, dhe ky nuk ishte rasti i vetëm. Burri kishte bërë diçka të ngjashme dhe me një pronar tjetër mysliman të një dyqani ushqimoresh, një muaj më parë./tvklan.al






Të ngjashme